Pažnja: Sadržaj ove stranice je dio arhivskog sadržaja i odnosi se na prethodne sazive Vlade Crne Gore. Moguće je da su informacije zastarjele ili nerelevantne.
Arhiva

Janё miratuar 600 kuota pranimi për shqiptarët

Objavljeno: 16.08.2015. 04:56 Autor: PR služba

Ju bёjmë me dije se, me Vendimin nr. 638, datë 22.07.2015, të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, "Për kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë, në programet e studimeve të ciklit të parë, në programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, si edhe tarifat e shkollimit për vitin akademik 2015 – 2016" (bashkëlidhur) janё miratuar 600 kuota pranimi për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit të cilët dëshirojnë të ndjekin programet e ciklit të parë “Bachelor”, programet e integuar të ciklit të dytë “Master i shkencave” dhe programet jo universitare profesionale, me kohë të plotë.

Shpёrndarja e kuotave nё total pёr kёto programe studimi do të jetë e njëjtë me atë të vitit të kaluar akademik dhe do të jetë si mё poshtё: 

Kosovë:          119 

Mal i Zi:         208 

Maqedoni:     147 

Preshevë:         61 

Bujanovc:         56 

Medvegjë:         9 

Total:              600 

Ju sjellim në vëmendje lajmërimin nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë lidhur me dorëzimin e kërkesave për njohje të diplomës së shkollës së mesme, me qëllim regjistrimin në IAL.

Lajmërimin përkatës mund ta gjeni në internet me adresë:

http://www.arsimi.gov.al/al/newsroom/njoftime/njoftim1439272920&page=1 

Luten kandidatët që të aplikojnë për njohjen e diplomës së shkollës së mesme duke dorëzuar dhe dokumentacionin përkatës brenda datës 21. 08. 2015. 

Do të ishte e udhës që aplikimet të mos lihen për ditën e fundit pasi kjo do të sillte vonesa për kandidatët, duke rrezikuar procedurat dhe afatet e aplikimit në IAL.

 

Suksese!

Da li vam je sadržaj ove stranice bio od koristi?