Pažnja: Sadržaj ove stranice je dio arhivskog sadržaja i odnosi se na prethodne sazive Vlade Crne Gore. Moguće je da su informacije zastarjele ili nerelevantne.
Arhiva

Pashket 2016.

Objavljeno: 25.03.2016. 15:27 Autor: PR služba

Në emër të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve të kishës Katolike si dhe te gjithë të krishterëve të cilët i përmbahen kalendarit Gregorian ju uroj përzemërsishtë festën e Pashkëve.

Urime tona me rastin e Pashkëve çdo vit theksojnë se kjo festë e madhe promovon lirinë e fesë, paqes, tolerancës dhe respektit si dhe vlerat themelore të shtetit tonë. Çdo Pashkë është një mundësi për ti kujtuar këto vlera, dhe mënyra se si Pashkët festohen është dëshmi se këto vlera janë bazë jo vetëm të besimit, por edhe bashkëjetesës në Malin e Zi multinacional dhe multikonfesional. Jam i bindur se kisha Katolike dhe besimtarët e saj, si të gjithë të krishterët, janë thellësisht të vetëdijshëm për këtë fakt dhe se jeta dhe puna e tyre e përditshme kontribuojë në zhvillimin e shoqërisë sonë.
Sipas besimit të krishterë, Jezu Krishti vdiq në kryq për të shpëtuar njerëzimin. Flijimi i tij është një simbol i mrekullueshëm i faljes dhe dashurisë, dhe e fitores së jetës mbi vdekjen. Kjo është arsyeja pse një nga mesazhet kryesore të Pashkëve është fitorja mbi të të keqen dhe jeta në përputhje me vlerat universale të krishterimit.

Dëshiroj dhe uroj që këtë festë ta festoni në lumturi familjare dhe në frymen e dashurisë dhe tolerancës së krishterë.


M I N I S T R I
dr Suad Numanoviq

Da li vam je sadržaj ove stranice bio od koristi?