- Vlada Crne Gore
Ministarstvo pravde URIMI PËR MUAJIN E RAMAZANIT
URIMI PËR MUAJIN E RAMAZANIT
Në emër të Ministrise për të drejtat e njeriut dhe pakicave dhe në emrin tim personal ju dergoj urimet e sinqerta me rastin e muajit të Ramazanit, Juve personalishtë i nderuari Reiz Rifat efendija Fejziq, të gjithë bashkëpuntoreve të Juaj si dhe te gjithë besimtareve te Bashkësisë Islame në Mal te Zi.
Muaji i madhërushem i Ramazanit e forcon vullnetin e besimtarëve dhe karakterin e tyre me qetësi shpirtërore, miqësi dhe durim.
Uroj që të gjithë besmitarët ne Mal të Zi ta kaloni me familjen dhe me miqët tuaje si dhe, në frymen e kësaj feste, bashkarishte të ndihmojme ata qe ndihma tonë e kanë të domosëdoshme.
Unë jam i bindur s, muaji i Ramazanit krijon një atmosfere të respektit reciprok, forcon frymën e unitetit dhe bashkëjetesës së feve dhe kulturave të ndryshme në Mal të Zi, si dhe ofron mundësinë e promovimit te vlerave më të larta që i besimtarët Islam i kultivojnë në Mal të Zi gjatë shumë shekujve.
M I N I S T R I
dr Suad Numanoviq