Pažnja: Sadržaj ove stranice je dio arhivskog sadržaja i odnosi se na prethodne sazive Vlade Crne Gore. Moguće je da su informacije zastarjele ili nerelevantne.
Arhiva

Urimi për festat e Pashkëve

Objavljeno: 13.04.2017. 18:06 Autor: PR služba

Në  emër  te  Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe në  emrin tim personal të gjithë klerit Ortodoks dhe Krishtërë dhe të gjithë besimtareve dhe besimtarëve ju uroj përzemërsisht festen e Pashkëve duke ju uruar shëndet dhe lumturi.

Meqënse Pashkët simbolizojnë ringjalljen e  Jezu Krishtit, dëshiroj që të gjithë atyre që i festojnë tju siellin shpresë, harmoni ,mirëkuptim, respekt, dhe mirëqënje   për familjarët dhe  te afërmit e vet. Festat e këtilla na kujtojnë ne domosdoshmërinë që tju largohemi ndasive në interes të përparimit të përgjithshëm të shtetit tonë Malit të Zi.

Karakteri univerzal i Pashkëve na rikujton vlerat themelore, jo veteëm të fesë por edhe të bashkëjetesës në Malin e Zi multikonfesional dhe multietnik.

Mardhënjet  e mira ndërfetare në Mal te Zi egzistojnë, kultivohen dhe  zhvillohen me shekuj. Të Krishterët besojnë se Jezus Krishti me sakrificën e vet e shpëtojë njerzimin, duke i dhënë mundësinë për të kuptuar të vërtetat më të thella dhe duke pranuar mëkatet dhe të mësuarit për të falur.Me flijim  vetëmohues, Krishti i mësoi njerëzit se çfarë është madhësia e faljes dhe dashurisë.

Prandaj një ndër mesazhet kryesore të Pashkëve është se me falje e fitojmë çdo të keqe, e pasurojmë shpirtin e vet dhe nderojme vlerat themelore te Krishtërizmit.

Uroj që këtë festë ta festoni në rrethin familjar dhe qe tju siell  gëzim, hare, mirëqenje , paqë lumturi dhe dashuri familjare.

MINISTRI

Mehmed Zenka

Da li vam je sadržaj ove stranice bio od koristi?