- Vlada Crne Gore
Ministarstvo pravde Mehmed Zenka: Ditët e Kurban Bajramit të sjellin s...
Mehmed Zenka: Ditët e Kurban Bajramit të sjellin shëndet dhe gëzim për të gjithë ata që e festojnë
Me rastin e
festës së Kurban Bajramit, shpreh urimet më të përzemërta për kreun e
Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat ef. Fejziq dhe të gjithë qytetarët e
besimit islam.
Le që ditët e Kurban Bajramit të sjellin shëndet, lumturi dhe
gëzim, ta festoni në gjirin e familjes dhe miqve. Dhurata më e madhe dhe më e
bukur nga Perëndia është familja, prandaj mos e injoroni atë në këto ditë
Bajrami.
Simbolika e Kurban Bajramit shifet në sakrificë dhe dhuratë,
prandaj dëshiroj që besimtarët në suazat e vlerave më të mira islame me të
afermit dhe komshite që të ndajnë jo vetëm tryezen e begatshme, por të dhurojne
edhe të miren dhe të tregojne dashuri dhe mirkuptim për të gjithë njerzit e
posacërisht për ata që kanë nevojë.
Jemi pjesë e një shoqërie e cila përkrahë miqësinë dhe
respektin ndaj feve të ndryshme, një shoqëri të cilës kurrë nuk i ka munguar
humanizmi, mirëkuptimi dhe respekti ndaj të afërve.
Prandaj, dëshiroj që të gjithë besimtarëve dhe besimtareve të
fesë islame vlerat e Bajramit t’u mbushin zemrat me ngrohtësi, paqe dhe mirësi,
shtëpitë ti keni të mbushura me lumturi dhe sinqertet, dhe këto të jenë nxitje
për të forcuar edhe më shumë besimin dhe bashkëpunimin mes njerëzve.
Dëshiroj që Kurban Bajrami të festohet me dinjitet dhe në
frymën e Islamit. Të gjithë qytetarëve të besimit islam gëzuar dhe për shumë
vite festa e Kurban Bajramit!
MINISTRI
Mehmed Zenka