Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, z.Dr Suad Numanoviq, me
rastin e festes se Pashkëve uroi
Arqipeshkvin e Tivarit Imzot Zef Gashin,Ipeshkvin e Kotorrit Imzot Ilija Janjiq
dhe besimtarët katolik në Mal të Zi.
Në telegramin urues në mes tjerash thuhet.
Sikurse na mëson besimi katolik Pashkët
simbolizojnë fitoren e Krishtit ndaj vdekjes, uroj që kjo festë
shoqërisë sonë ti sielli fitoren e bashkimit ndaj ndasisë dhe fitoren e
respektimit dhe tolerancës ndaj te gjitha.
Shpresoj se çastet e bukura, zakonet
tradicionale dhe porositë që simbolizojnë Pashkët do të zgjojnë dhe forcojnë
dëshirën tek secili njeri për të kryer punë të mira dhe të nderojë vlerat
pozitive dhe diversitetet te secilit person për të ndikuar në formimin e nje
shoqërie progresive dhe të drejtë për të gjithë qytetarët në Mal të Zi.
Prandaj, Juve personalishtë, klerit dhe krejt besimtarëve katolik sinqerisht ju uroj festën e Pashkëve me dëshirë që ti kaloni në paqë, shëndet të mirë, dashuri dhe disponim festiv.
M I N I S T R I
dr Suad Numanoviq