Ju bёjmë me dije se, me Vendimin
nr. 638, datë 22.07.2015, të Këshillit të Ministrave të Republikës së
Shqipërisë, "Për kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të
lartë, në programet e studimeve të ciklit të parë, në programet e studimeve
jouniversitare profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të
ciklit të dytë, me kohë të plotë, si edhe tarifat e shkollimit për vitin
akademik 2015 – 2016" (bashkëlidhur) janё miratuar 600 kuota pranimi për
shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit të cilët dëshirojnë të ndjekin
programet e ciklit të parë “Bachelor”, programet e integuar të ciklit të dytë
“Master i shkencave” dhe programet jo universitare profesionale, me kohë të
plotë.
Shpёrndarja e kuotave nё total pёr kёto programe studimi do të jetë e njëjtë me atë të vitit të kaluar akademik dhe do të jetë si mё poshtё:
Kosovë: 119
Mal i Zi: 208
Maqedoni: 147
Preshevë: 61
Bujanovc: 56
Medvegjë: 9
Total: 600
Ju sjellim në vëmendje lajmërimin
nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë lidhur me
dorëzimin e kërkesave për njohje të diplomës së shkollës së mesme, me qëllim
regjistrimin në IAL.
Lajmërimin përkatës mund ta gjeni
në internet me adresë:
http://www.arsimi.gov.al/al/newsroom/njoftime/njoftim1439272920&page=1
Luten kandidatët që të aplikojnë për njohjen e diplomës së
shkollës së mesme duke dorëzuar dhe dokumentacionin përkatës brenda datës 21.
08. 2015.
Do të ishte e udhës që aplikimet të mos lihen për ditën e fundit
pasi kjo do të sillte vonesa për kandidatët, duke rrezikuar procedurat dhe
afatet e aplikimit në IAL.
Suksese!