Me rastin e festës më të madhe të krishterë, të
Krishtlindjeve, në emër të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, dhe
në emrin tim personal shprehi urimet e mia të përzemërta për Kryepeshkopin e Tivarit, Imzot Rroku Gjonleshaj,
Peshkopit të Kotorrit, Imzot Ilija
Janjiq, të gjithë klerit dhe të gjithë besimtarëve katolik, si dhe të gjithë kishave protestante dhe të gjitha besimtarëve që e
festojnë këtë festë në kalendarin Gregorian.
Apostulli Luka shkroi se pas lindjes së Jezusit është thënë: 'Lavdi Perëndisë, paqë mbi tokë, vullnet të mirë në mesin e
njerëzve "! Unë dua që ky mesazh universal i Krishtlindjeve të bëhet
udhëzim për të gjithë besimtarët. Kështu ne ruajmë arritjen më të madhe të
Malit të Zi modern ,shoqëri multi-fetare dhe tolerante në të cilën njerëzit
respektojnë dhe jetojnë së bashku
pavarësisht nga dallimet fetare dhe kombëtare.
Kjo është formula e suksesit tonë dhe kjo është dëshmi se
tek ne jetojnë vlerat më të mira të krishtera.
Kisha Katolike, kishat Protestante dhe
besimtarët në Mal të Zi me veprimet e
tyre dhanë një kontribut vendimtar në promovimin e vlerave universale të
krishtera. Gjithsesi, dëshiroj që, në përputhje me këto vlera, të festoni një
Krishtlindje të lumtur në Kishë,familje dhe me miqtë e vet.
M I N I S T R I
MEHMED
ZENKA